Lidhjet e familjes presidenciale amerikane me Kosoven

0.5biden famil1627844815

Beau Biden qe u nderua sot nga Kosova nuk ishte i panjohur as per lideret e Kosoves ne vitin 2001. Biden ne ate kohe kishte ardhur per te ndihmuar Kosoven ne ndertimin e sistemit te drejtesise dhe bashke me babane e tij, ne ate kohe, senatorin Joe Biden, ishte takuar me ish-presidentin Ibrahim Rugova e lideret partiake te asaj kohe, Hashim Thaçi e Ramush Haradinaj.

Prandaj lidhja e presidentit amerikan Biden me Kosoven tejkalon edhe ate zyrtare.

Nga Sarajeva e dale nga lufta erdhi ne Kosoven qe sapo e kishte fituar paqen. Liderin e pare kosovar qe e takoi ishte Ibrahim Rugova. Ne viziten e vitit 2001 pas Rugoves Joe Biden takoi edhe lideret Hashim Thaçi e Ramush Haradinaj.

Per kete te dy Biden kishte nje porosi kur u prezantoi djalin e tij Beau: ‘Kujdesuni per te sepse ky jeton tani ne Prishtine’, u kishte thene Biden.

Viti 2009 e riktheu edhe nje here ne Kosove, Joe Biden. Kete here si zevendespresident. Ai solli mesazhe te qarta nga Shtepia e Bardhe ne nje vjetorin e Pavaresise se Kosoves.

Djalin e tij Beau, Biden me 2001 ia kishte lene amanet Kosoves e kur u kthye me 2016 ne Kosove, Joe Biden gjeti kujtimet me te mira per te.

Kjo pasi Beau nuk e kishte mposhtur nje semundje te rende dhe kishte vdekur. Por edhe ne Kosove u nderua me emrin e rruges afer objektit per te cilin babai i tij pati thene se eshte vete Amerika.

Keta ishin tre vizitat e tashme presidentin amerikan Joe Biden ne Kosove i cili eshte mik i madh i shqiptareve./RTK

LEXO TE NGJASHME

BLI ONLINE

BIZNESE TE ZONES

ALBEST.AL

Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga Albest.al. Të gjitha materialet , përfshirë fotografitë, janë e drejta autoriale e Albest.al. Materialet nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Portalit Albest.