Këshilli i ri Kombëtar/ Basha: Jemi e vetmja shpresë për shqiptarët që kërkojnë ndryshim
Kryetari i PD-së Lulzim Basha ka reaguar, pas mbledhjes së Këshillit të ri Kombëtar.
Basha thekson se shpreh mbështetje për delegatët që në Kuvendin Kombëtar përfaqësuan demokratët anembanë Shqipërisë. Numri një i PD-së vlerëson se opozita e bashkuar është e vetmja shpresë për shqiptarët që kërkojnë ndryshimin.
Reagimi i kreut të PD-së, Lulzim Basha:
Mirënjohje për delegatët që në Kuvendin Kombëtar përfaqësuan demokratët anembanë Shqipërisë. Suksese Këshillit Kombëtar të përzgjedhur!
Keni besimin e demokrateve dhe demokratëve dhe përgjegjësinë për të luftuar çdo ditë pranë qytetarëve, për shqetësimet e vogla dhe të mëdha të familjeve shqiptare, për të kapërcyer bashkarisht vështirësitë dhe për të qenë zëri i tyre përballë çdo padrejtësie.
Sfidat që kemi përpara janë te mëdha, por vullneti dhe vendosmëria jonë po ashtu.
Këshilli i ri, i hapur për më shumë zonja dhe zonjusha, më shumë të rinj dhe të reja, do të jetë një urë bashkëpunimi me shoqërinë, për të ndërtuar së bashku një Platformë Qytetare për Demokracinë, sepse ne jemi e vetmja shpresë për shqiptarët që kërkojnë ndryshim.
LEXO TE NGJASHME