7 ligjet e reformës, ambasadorët e SHBA e BE zbarkojnë në kryesinë e Kuvendit

AVlahutin Lu 768x554

Ambasadorët e SHBA dhe BE-së vazhdojnë takimet për reformën në drejtësi. Ata kerkojne ndermarrjen e hapit tjetër te rëndësësishëm është miratimi i pr/ligjit për vettingun të cilin ndërkombëtarët kërkojnë miratimin e tij sa më parë.

Në orën 11:00 ishte ambasadorja e Bashkimit Evropian, Romana Vlahutin e cila hyri në kryesinë e Kuvendit për një takim me kryeparlamentarin Ilir Meta.

Në orën 11:30 minuta në kryesinë e Kuvendit është parë të hyjë ambasadori Donald Lu. Gazetarët informojnë se po zhvillon një takim me kryetarin e komisionit të reformës në drejtësi, Fatmir Xhafaj.

Pas miratimit të paketës kushtetuese mëngjesin e 22 korrikut, tashmë diplomatët po angazhohen fuqishëm për të miratuar paketën e 7 ligjeve që bëjnë të mundur ngritjen e institucioneve të reja.

Ambasadorët kërkojnë miratimin e ligjit për Vettingun, ose institucioni që merret me “filtrimin” e kandidatëve për gjyqtarë dhe prokurorë.

BLI ONLINE

BIZNESE TE ZONES

ALBEST.AL

Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga Albest.al. Të gjitha materialet , përfshirë fotografitë, janë e drejta autoriale e Albest.al. Materialet nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Portalit Albest.