Radha e Tiranës të presë sot liderët e rajonit: Samiti për Ballkanin Perëndimor

0.7poolitikexffxyhcgv

Tirana do të presë sot liderët e rajoni, në Samitin për Ballkanin Perëndimor që zhvillohet në kuadrin e Procesit të Berlinit. Samiti do të drejtohet nga Kryeministri Edi Rama dhe Komisioneri për Zgjerimin, Oliver Varhelyi.

Udhëheqësit e Kosovës, Serbisë, Maqedonisë së Veriut, Malit të Zi dhe Bosnje Hercegovinës do të mblidhen në samitin që mbahet në Pallatin e Brigadave, vetëm 2 javë para vendimit të pritshëm në Bruksel për hapjen e e negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Ata do të diskutojnë për projektet në rajon në kuadër të Procesit të Berlinit dhe do të firmosin marrëveshje të rëndësishme në sektorin ekonomik, tregtar, doganor, kufitar. Aty pritet që Shqipëria të kërkojë nga BE njohjen reciproke të çertifikave të vaksinimit.

Vitin e kaluar, ky takim u zhvillua online midis 6 liderëve te Ballkanit Perëndimor dhe u njoh si Samiti i Sofjes.

Sipas axhendës:

Në orën 09.30 – Takim Bilateral me Zoran Tegeltija, Kryetar i Këshillit të Ministrave të Bosnjës dhe Hercegovinës

Në orën 10.00 – Takim Bilateral me Olivér Várhelyi, Komisionerin Europian për Zgjerimin dhe Fqinjësinë e Mirë

Në orën 10.30 – Mbërritja e delegacioneve

Në orën 11.00 – Seanca Plenare

Në orën 12.30 – Foto Familjare

Në orën 12.30 – Konferencë për shtyp e Kryeministrit Edi Rama me Komisionerin Europian për Zgjerimin dhe Fqinjësinë e Mirë, Olivér Várhelyi

Në orën 13.00 – Drekë Pune

Në orën 15.00 – Firmosje e marrëveshjeve

Në orën 15.15 – Ceremonia e inaugurimit të Qendrës së Informimit Kulturor.

 

LEXO TE NGJASHME

BLI ONLINE

BIZNESE TE ZONES

ALBEST.AL

Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga Albest.al. Të gjitha materialet , përfshirë fotografitë, janë e drejta autoriale e Albest.al. Materialet nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Portalit Albest.