Votimet e 30 qershorit 2019, Rama nis lëvizjen për shkarkimin e Voltana Ademit
Frika se votimet e 30 qershorit 2019, ku PS konkurroi e vetme në zgjedhjet lokale, ka bërë që Rama të nisë punën për të tërhequr padinë e bërë në Gjykatën Kushtetuese nga kryetarja e Shoqatës së Bashkive të Shqipërisë, Voltana Ademi.
Përveç padisë së bërë në Kushtetuese, objekt tjetër i kësaj mbledhjeve që do të mbahet në 8 qershor do të jetë edhe përfundimi i mandatit të Ademit dhe fakti se ajo nuk mbron interesat legjitime të shoqatës.
Sot Komiteti drejtues i Shoqatës së Bashkive të Shqipërisë ka bërë kërkesë për mbledhje të jashtëzakonshme të asamblesë së përgjithshme.
Kërkesa u është bërë drejtuesve të 15 bashkive në vend, nga Volta Ademi, kryetare e Bashkisë së Shkodrës, deri te Gentian Picari i Bashkisë Vorë.
Mbledhja është parashikuar të mbahet me 8 qershor, në orën 10:00, ku në rend të ditës pritet të jetë zgjedhja e kryesisë së re të shoqatës, si dhe zgjedhja e organeve të tjera drejtuese të shoqatës.
Në arsyetim thuhet se kjo kërkesë vjen në një moment kur, ‘më datë 23 Qershor 2021, ora 10:00 është vendosur të zhvillohet seanca gjyqësore pranë Gjykatës Kushetuese të Republikës së Shqipërisë, me subjekt kërkues Shoqata e Bashkive të Shqipërisë, me objekt;
1.Konstatimin antikushtetues të zgjedhshmërisë/procesit zgjedhor të zhvilluar në 30 qershor 2019 për zgjedhjen e organeve të qeverisjes vendore, të kryetarëve të bashkive dhe anëtarëve të këshillave bashkiakë, dhe si rrjedhojë konstatimin antikushtetues të zgjedhjes së anëtarëve të këtyre organeve.
2.Verifikimin e kushtetutshmërisë së veprimtarisë së partisë Bindja Demokratike në lidhje me regjistrimin e saj në gjykatë dhe zgjedhjet e datës 30 qershor 2019’.
Si dhe, mandati i përfaqësimit 4-vjeçar i kryetares së shoqatës Z. Voltana Ademi ka përfunduar e si rrjedhojë përfaqësimi i shoqatës nga Kryetarja Z. Voltana Ademi nuk është më legjitim, me qëllim mbrojtjen e interesave të shoqatës së Bashkive të Shqipërisë gjatë përfaqësimit në Gjykatën Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë’.
LEXO TE NGJASHME