Fotoja 80 mijë dollarëshe me Obamën, ja detajet më të fundit nga Amerika

 Albest edi rama dhe obama 640x401 1467376854 15279

Mediat amerikane kanë publikuar sot detaje të reja lidhur me hetimin që po bëhet për pagesën e një shume prej 80 mijë usd për një foto të presidentit Barack Obama me kryeministrin Edi Rama në vitin 2012.

Shkrimi i plotë

‘Ditën e Hënë, William Argeros nga Tampa e Floridas, ka pranuar se ka qenë i përfshirë në një transferim prej 80.000 dollarë nga një burim i huaj, gjatë mbledhjes së fondeve për fushatën e Barack Obamës në vitin 2012-të, raporton Departamenti Amerikan i Drejtësisë.

57-vjeçari Argeros u deklarua fajtor nga gjykata e New Yersey lidhur me akuzën se kishte futur donacione të huaja me vetëdije dhe në mënyrë të qëllimshme.

Argeros është personi i dytë që shpallet fajtor për futjen e donacioneve të huaja. Në Qershor. LaëNeëz.com ka raportuar se Bilal Shehu ka pranuar se ka marrë paratë nga një burim i huaj dhe i ka dërguar atë në komisionin e mbledhjes së fondeve. Ndërkohë që për këtë kalim parash ka ndihmuar Argeros. Qëllimi i këtij operacioni ishte fshehja e origjinës së këtij fondi.

Sipas DOJ-së kjo është një shkelje e ligjit federal dhe se aktorët e huaj nuk mund të dhurojnë fondacione për një fushatë politike.

Dënimi i Argeros pritet të jepet më 9 nëntor 2016-të.”

BLI ONLINE

BIZNESE TE ZONES

ALBEST.AL

Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga Albest.al. Të gjitha materialet , përfshirë fotografitë, janë e drejta autoriale e Albest.al. Materialet nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Portalit Albest.