Gara për kreun e PD/ Vjen kandidatura e parë, priten edhe dy të tjera

0.9kreu.onlinepd1621514223

Pasi dorëzoi zyrtarisht kandidaturën e tij për kryetar të PD-së, Fatbardh Kadilli është ndalur në një prononcim për mediat. Kadilli tha se ndihet shumë më tepër superior para kreut të PD-së, Lulzim Basha.

Mes të tjerash Kadilli parashtroi disa nga virtytet e tij politike, duke shtuar se nuk ka për t’i tradhtuar kurrë demokratët.

“Është një moment i rëndësishëm për PD. Ka shumë ngarkesë, emocion të shumëfishtë, është moment kthese. Ndonëse është një garë asimetrike. Kryetari në detyrë nuk del as nga zyra dhe ka në dispozicion me mjetet që ishin menduar përballë kryeministrit Edi Rama. Përballë simetrisë morale, ndihem shume herë më superior para tij. Vij në këtë garë duke u ballafaquar me vlerat, pastërtia, integriteti politik, përvoja, zotësia për të mbajtur fjalën e dhënë, aftësia e demonstruar në 30 vite në PD për të qenë luajal me këtë parti. Jam njeri që e mbaj fjalën, kam kontribuar, nuk kam tradhtuar kurrë PD. Nuk kam tradhtuar kurrë asnjë nga demokratët dhe s’do e bëj”, tha Kadilli.

Gazeta “Panorama” mësoi se sot në selinë blu do të dorëzohet edhe kandidatura e Edith Harxhit dhe ish-kryetarit të degës Kukës, Ibsen Elezi. Kandidatura e tyre pritej të shpallej dje, por për shkak të ngjarjeve të fundit ku ish-Kryeministri Berisha u shpall “non grata” dhe vëmendja e opinionit publik ishte pikërisht në këtë ngjarje.

Ndaj edhe lëvizja “Për PD”, një grupim kritik ndaj Lulzim Bashës, vendosën që të depozitojnë sot kandidaturat e tyre, kur kanë mbetur edhe dy ditë nga përfundimi i afatit ligjor.

LEXO TE NGJASHME

BLI ONLINE

BIZNESE TE ZONES

ALBEST.AL

Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga Albest.al. Të gjitha materialet , përfshirë fotografitë, janë e drejta autoriale e Albest.al. Materialet nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Portalit Albest.