Reagon Basha ndaj SHBA: Nuk kam kerkuar marreveshje te re. MASHTRIM!
Kryetari i PD, Basha sqaroi sot në mëngjes qëndrimin e tij.
” Nuk kam kërkuar kushte të reja pas marrëveshjes. Eshtë mashtrim! Ky është mashtrim i pacipë. Ka një marrëveshje mbi tavolinë. Edi Rama duhet të zbatojë marrëveshjen. E para ka pasur një mirëkuptim prej kohësh se për të 4 institucionet do të aplikohej e njëjta formulë. të hënën kjo marrëveshje u konfiruar nga PS. Këtë e thotë Bylykbashi, e konfirmon Manjani. Të hënë negociatori i PS konfirmoi se marrëveshja qëndron për të 4 institucionet. 3 anëtarë më mazhorancën dhe 2 për opozitën. Është pretenduar se bash aka kërkuar kushte të reja pas marrëveshjes. Ky është një mashtrim i turpshëm.
Ky ka qenë qëndrimi i bashës dhe për ata që rrejnë me projekte të zeza partnerëve ndërkonbëtarë dua ti bëj me dije se cxdo mashtrim që kanë marrë nga kundërshtarët bien për tok. Këto janë fakte të bazuara. Ku është kushti i ri, ku është kushti i ri? Mbrëmë në një moment sinqeriteti Xhafa, kryetari i komisionit pranoi se drafti zyrtar i PS, që ndodhet sot në Kuvend nuk përfshin as rekomandimet nuland dhe as Hahn, por duan të na bëjnë ne të beosjmë që të pranojmë pjesën për KLGJ dhe KLP. PD kurrë nuk e ka pranuar këtë draft. Pjesa për klgj dhe klp është pjesa e votave të transferueshme.
Pse ndodh kjo? Ndoshta e shpjegojmë pak më vonë. Por ne kemi një marrëveshje. Ne jhemi gati ta votojmë këtë marrëveshje sot. Këtë publikova dje.
Ky është një mashtrim i pacipë. Ka një marrëveshje mbi tavolinë dhe Rama ta zbatojë dhe ta miratojmë sot sipas draftit. PD do të jetë sot me votat e saj për këtë marrëveshje. PS të lërë lojrat dhe pengesat”, tha Basha.
Ndërkohë pavarësisht këtij problemi, kryetari i Kuvendit Ilir Meta mbrëmë vonë ka rikonfirmuar se sot në orën 10:00 do të mblidhet seanca dhe në rendin e ditës eshte edhe pika e ndryshimeve kushtetuese.