Paloka propozon shtyrjen e seances: E votojme draftin te plote
Kreu i grupit të PD, Edi Paloka propozoi shtyrje të seancës plenare. “Të reflektojmë ndryshimet ligjore dhe të mblidhemi sërish nesër për votimin”, tha Paloka.
Debate në konferëncën e kryetarëve. PD këmbëngul që drafti të miratohet një herë në komisionin e reformës në drejtësi më pas të mblidhet seanca duke lënë të hapur dhe mundësinë për shtyerjen e saj.
Paloka: Gjeja më normale është që ne mbi atë letër të shkruar, apo marrëveshje të mblidhet komisioni. Nuk besoj se data 21 është patjetër dita historike, se nesër do të përmbyset bota dhe nuk kemi orë të tjera për të miratuar reformën. Nëse duam ta miratojmë të ulemi, të mblidhet komisioni, i ka të gjitha arsyet për tu mbledhur dhe të diskutojmë dhe të na sjellin draftin që duhet të votojmë në parlament