9 ditë para zgjedhjeve, kreu i KQZ: Përfundon printimi dhe paketimi për 6 qarqe, mbërrijnë sot në Shqipëri

0.7Celibashi mbledhje 696x567 1 552x450 1

Nëntë ditë para zgjedhjeve, kreu i KQZ-së, Ilirjan Celibashi, bën me dije se janë printuar dhe paketuar fletët e votimit për disa qarqe.

Përmes një statusi në rrjete sociale, Celibashi ka lajmëruar se kompania sllovene Cetis ka përfunduar printimin dhe paketimin e fletëve të votimit për 6 qarqe, Vlorë, Korccë, Berat, Gjirokastër, Elbasan dhe Fier.

Celibashi shkruan se fletët e votimit pritet të mbërrijnë në Shqipëri brenda ditës së sotme.

Statusi i plotë nga Ilirjan Celibashi:

Ka përfunduar printimi dhe paketimi i fletëve të votimit për qarqet Vlorë, Korçë, Berat, Gjirokastër, Elbasan & Fier dhe mbërrijnë në Shqipëri brenda ditës së sotme.

Fletët e Votimit po printohen nga kompania sllovene Cetis.

LEXO TE NGJASHME

BLI ONLINE

BIZNESE TE ZONES

ALBEST.AL

Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga Albest.al. Të gjitha materialet , përfshirë fotografitë, janë e drejta autoriale e Albest.al. Materialet nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Portalit Albest.