Kryemadhi: Shqiptarët janë gati për ndryshimin e madh të 25 prillit
"Shqiptarët janë gati për ndryshimin e madh të 25 prillit," ka shprehur bindjen kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, pas takimeve të fundit me qytetarë që ka zhvilluar edhe ditën e martë.
"Këtë vullnet të palëkundur e ndjemë edhe përmes takimit madhështor në njësinë 7 në Tiranë, - shkroi ajo në Fb. - LSI është forcë vendimtare për qeverisjen dhe një votë për LSI është mbështetje për vizionin tonë për forcimin e familjes, për mbështetjen e brezit të ri, për Shqipërinë shtëpinë e punësimit dhe mirëqenies për secilin prej jush."
LEXO TE NGJASHME