Basha: Reforma drejt miratimit, por kemi dhe dy ceshtje
Kreu i PD-së, Lulzim Basha, pas mbledhjes me grupin parlamentar demokrat, ka dalë në një prononcim për media, ku deklaron se PD-ja ka pranuar propozimin hibrid të SHBA-ve dhe BE-së, për reformën në drejtësi.
“Qëndrimi i grupit është unanim pro reformës dhe koheziv. PD është ‘pro’ draftit të propozimit hibrid. Për dy çështjet e fundit duhet të gjejnë zgjidhje.
Duhet të zgjidhet ana e negociatave dhe ajo e bllokimit. Qëndrimi i PD-së është koherent dhe unanim. Sot ju them se kjo është një reformë drejt miratimit. PD-ja i bën thirrje mazhorancës që së bashku, njëra palë e ka bërë ftesën, dhe pala tjetër ta pranojë ftesën”, u shpreh Basha.