Rama reagon për provokimin e Vuçiç: Hartë leshi nga ai që luan me kukulla në facebook
Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas publikimit të hartës së Kosovës me flamurin e Serbisë.
Kujtojmë se Vuçiç publikoi një hartë të Kosovës, të mbuluar me flamurin serb. Postimi ngjalli menjëherë zemëratë në mesin e shqiptarëve, të cilët nisën pa humbur kohë një fushatë për heqjen e saj nga Instagrami.
Për këtë të fundit Rama thotë se ajo është një hartë leshi, nga shoku i Beogradit.
“U vonua pak por më mirë kështu se ndodhi pas asaj hartës së leshit që nxori dje ai shoku në Beograd duke lozur me kulla ne Facebobok, ne jemi një e ardhmja dihet se cila është, sigurisht kemi qasje të ndryshme se si shkohet tek e ardhmja por në të tashme ne jemi një”, tha Rama.
LEXO TE NGJASHME