Ambasadorja e BE shkon e para tek Rama

American Albnia meting

Ambasadorja e BE-së Romana Vlahutin ka mbërritur në kryeministri paraditen e sotme.

Takimi Rama-Vlahutin  vjen një ditë pas deklatarës së Ilir Metës.

Nuk ka shumë informacion në lidhje me takimin që përfundoi rreth orës 10:00 të paradites së sotme.

Diskutimi u fokusua tek reforma në drejtësi, duke qenë se të enjten pritet të votohet në Parlament drafti me ndryshimet kushtetuese.

Në këtë takim ishte i pranishëm edhe raportuesi për Shqipërinë në Parlamentin Europian, Knut Fleckenstein. Gjithashtu, ditën e djeshme kryeparlamentari Ilir Meta propozoi që vet ai, Kryeministri Rama, kryeopozitari Basha dhe ambasadorët Lu-Vlahutin të takohen sot të pestë në Kuvend dhe të gjejnë zgjidhje për të arritur konsensusin.

Rama dhe dy ambasadorët pranuan këtë propozim, ndërkohë mbetet për t’u parë se çfarë do të ndodhë. Gjatë këtyre ditëve, deri mëngjesin e së enjtes, pritet që të ketë takime intensive mes liderëve politikë dhe ambasadorëve.

BLI ONLINE

BIZNESE TE ZONES

ALBEST.AL

Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga Albest.al. Të gjitha materialet , përfshirë fotografitë, janë e drejta autoriale e Albest.al. Materialet nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Portalit Albest.