Basha zbardh takimin me ambasadoren e SHBA, Yuri Kim: Ndava me të planin e PD për Shqipërinë dhe nevojën për mbështetjen amerikane
TIRANË
Kryedemokrati Lulzim Basha ka zbardhur në një postim në twitter takimin e zhvilluar sot me ambasadoren e SHBA, Yuri Kim.
“Kënaqësi e veçantë të takohesha sot me ambasadoren e ShBA-ve, znj Yuri Kim. Ndava me të planin e Partisë Demokratike për Shqipërinë dhe nevojën për mbështetjen dhe bashkëpunimin e fortë amerikan, për të përshpejtuar zhvillimim ekonomik, tërhequr investimet amerikane dhe fuqizuar luftën kundpr krimit dhe korrupsionit.”- shkruan Basha.
Më herët, ambasadorja amerikan shkroi në një postim në twitter se për takimin e zhvilluar me kryedemokratin Basha, ku njoftonte se ishte informuar për programin zgjedhor të PD-së dhe aleatëve teksa ka pasur diskutim për kandidatët dhe marrëdhëniet mes dy vendeve.
“Sot pata një takim të shkëlqyer me Lulzim Bashën. E lumtur të dëgjoja programin zgjedhor të PD dhe partnerëve. Unë nënvizova pritjet e SHBA për kandidatë të pastër nga të gjitha partitë. Ne gjithmonë do të jemi të përkushtuar në marrëdhënie të forta mes SHBA-ve dhe Shqipërisë, me respekt për vendimin e votuesve më 25 Prill”, shkruan ambasadorja amerikane.
LEXO TE NGJASHME