Lëvizja Vetëvendosje, fituese e zgjedhjeve në Kosovë, 48% të votave deri tani

0.6poliyik.zgjedhjelknk321456

Në Kosovë janë numëruar thuajse 97% e fletëve të votimit. Lëvizja Vetëvendosje në Kosovë kryeson me 48,17% të votave të numëruara deri në mëngjesin e 15 shkurtit nga Komisoni Qëndror i Zgjedhjeve, në përfundim të zgjedhjeve të përgjithshme të përkohshme parlamentare.

Lëvizja Vetëvendosje që mund të quhet tashmë fituesja e zgjedhjeve të 14 shkurtit 2021 në Kosovë, ndërkohë që ka marrë edhe urimet e para nga liderë politikë brenda dhe jashtë vendit, ka lënë prapa PDK me 17,32% të votave,  LDK me 13,18% të votave, AAK me 7,4% të votave; Listën Serbe me 5,27% të votave, Nismën me 2,59% të votave,  

Dje në të gjithë Kosovën u mbajtën zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës.

Sipas listës përfundimtare të votuesve, numri i qytetarëve me të drejtë vote ishte 1 milion e 794 mijë e 862 votues, të cilët u shpërndanë në 888 qendra votimi me gjithsej 2 mijë e 382 vendvotime.

Numri i përgjithshëm i vëzhguesve të akredituar ishte 29 mijë e 200 vëzhgues.

Sipas listës, KQZ-ja akreditoi  18 ambasada me 146 vëzhgues; 6 organizata ndërkombëtare dhe institucione me 37 vëzhgues; 1 institucion publik me 43 vëzhgues; 26 organizata jo-qeveritare vendore me 1 mijë e 713 vëzhgues; 23 subjekte politike 26 635 vëzhgues; dhe 63 media vendore dhe ndërkombëtare me 626 vëzhgues.

Image

Image

Image

LEXO TE NGJASHME

BLI ONLINE

BIZNESE TE ZONES

ALBEST.AL

Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga Albest.al. Të gjitha materialet , përfshirë fotografitë, janë e drejta autoriale e Albest.al. Materialet nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Portalit Albest.