Programi i PD, Basha: Asetet që i sekuestrohen mafias, do t'i kalojnë të rinjve që ngrejnë biznese

0.7programi.basha

Nga Programi i PD-së për Rininë, shpallur sot nga Kryetari Lulzim Basha:

"Qeveria e dalë nga zgjedhjet e 25 prillit, do të krijoj 4 inkubatorë biznesi brenda 4 viteve, për të zhvilluar ide inovatore dhe për të promovuar sipërmarrjen e punësimin në vend.

Skema financimi për çdo të ri nga zonat e largëta dhe të varfra të vendit që duan të nisin një sipërmarrje.

Angazhohem që asetet e sekuestruara në bazë të ligjit anti-mafia, do të kalojnë në duart e të rinjve që ngrenë biznese me benefite sociale për shoqërinë.

Angazhohem që ta bëj brezin e ri përparësi të qeverisjes sonë! Punë, arsim, mundësi, profesion. Rinia do të jetë e para. Të dashur miq, Këto janë zgjedhjet më jetike që ka pasur ndonjëherë Shqipëria.

Ose do të ndryshojmë Shqipërinë, ose s’do të kemi të ardhme.

Ose do të fitojë Shqipëria, ose do të fitojë një njeri i vetëm.

Ose do ta shpëtojmë një brez të tërë shqiptarësh ose do ta humbim atë përgjithmonë. Kjo është është në dorën tonë.

E gjithë rinia shqiptare e ka mundësinë që me 25 prill të dëshmojë se nuk pranon të jetë një brez i humbur. Vota e të rinjve do të jetë ndëshkimi për ata që u kanë marrë peng të ardhmen. Vota e të rinjve do të jetë vota e shpresës me të cilën do të fitojë çdo shqiptarë.

Me ndihmën tuaj, Shqipëria do të fitojë! Ne mund të bëjmë më mirë dhe do të bëjmë më mirë për të gjithë, për çdo shqiptarë e në veçanti për rininë tonë!"

LEXO TE NGJASHME

BLI ONLINE

BIZNESE TE ZONES

ALBEST.AL

Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga Albest.al. Të gjitha materialet , përfshirë fotografitë, janë e drejta autoriale e Albest.al. Materialet nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Portalit Albest.