Knut Fleckenstein: Me vjen keq, por nuk po i kuptoj qendrimet e Bashes
Rreth reformës në drejtësi, ka folur edhe raportuesi për Shqipërinë në Komisionin Europian, Knut Fleckenstein. Raportuesi Fleckenstein pohoi se ka takuar anëtarë të grupit ‘Lead Albania’, ndërsa ka bërë publike një pjesë të diskutimit me ta.
Ndër të tjera ai shtoi se anëtarët e kishin pyetur nëse kuptonte PD dhe kryetarin e saj për reformën, ndërsa ai iu ishte përgjigjur ‘përgjigja ime ishte: më vjen keq, por jo’.
Deri më tani palët politike, qeveri-opozitë nuk po gjejnë gjithën e konsensusit sa I takon reformën në drejtësi, ndërsa kryeministri Rama ftoi sot sërish në një takim kryeopozitarin Basha.