Ambasadori Lu: Jam i zhgenjyer nga Basha, nuk pranoi as variantin e Nuland

AMBLuandLulzimbasha

PD duket se nuk ka pranuar as variantin e fundit të ambasadorëve për reformën në drejtësi. Variantin “hibrid” siç e quajti Viktoria Nuland që vizitoi Tiranën të dielën. Lajmin e bëri të ditur ambasadori amerikan Donald Lu, i cili tha se jam i zhgënjyer nga Basha.

“Ambasadori amerikan ka thënë se ajo që ka propozuar Basha nuk është në përputhje me opinionin e Venecias”.

“Jemi të zhgënjyer me përgjigjen e z. Basha ndaj propozimit hibrid për reformën në drejtësi”, tha Lu. Më tej sqaroi se “ne propozuam një zgjidhje në mirëbesim­gjysmën nga qeveria dhe gjysmën nga opozita. z. Basha propozoi diçka që ai vetë ka pranuar se është në konflikt interesi dhe jo në përputhje me paragrafin 61 të Opinionit Përfundimtar të Komisionit të Venecias” , ka thënë.

Por duket se ambasadori nuk i ka humbur shpresat. “Jemi duke vazhduar bisedën me të dyja palët në përpjekje për t’i sjellë përsëri tek mbështetja për propozimin hibrid diskutuar nga NdihmësSekretarja Nuland të dielën”, tha Lu.

BLI ONLINE

BIZNESE TE ZONES

ALBEST.AL

Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga Albest.al. Të gjitha materialet , përfshirë fotografitë, janë e drejta autoriale e Albest.al. Materialet nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Portalit Albest.