Shqiperia dhe Gjermania nenshkruajne bashkepunimin per 2 vitet e ardhshme
Shqipëria ka nënshkruar sot një protokoll të ri bashkëpunimi me Gjermaninë për dy vitet e ardhshme.
Marrëveshja u nënshkrua ndërmjet Zv.kryeministrit Niko Peleshi dhe ambasadores së re të Gjermanisë në Tiranë, Susanne Schuetz.
Edhe kjo marrëveshje synon finacimin e projekteve në energjitikë, menaxhim mbetjesh, kanalizime, ujësjellësa e etj.ku spikat projekti i menaxhimit të mbetjeve në qytetin e Vlorës.
Peleshi dhe Schuetz dhanë një konferencë të përbashkët shtypi në të cilën Peleshi vlerësoi qeverinë Gjermane për kontributin e saj jo vetëm të tanishëm, por gjatë 25-vjetëve.Nëse investimi i ri qw u firmos sot llogaritet 41.5 milionë euro, në total gjatë 25-vjetëve, investimi gjermani në Shqipëri i ka kaluar 1 miliardë euro.