Rama: Te hapur per kompromis

Anulands Rama

Para se të bënte publik propozimin që Shtetet e Bashkuara u kanë bërë palëve për Reformën në Drejtësi, ndihmës sekretarja amerikane e shtetit, Viktoria Nuland e shoqëruar nga Ambasadori Donald Lu, u takua me Kryeministrin Rama në selinë e qeverisë.

Zyra për shtyp e kryeministrit konfirmoi me anë të një deklarate për shtyp, se diskutimi mes kryeministrit dhe zonjës Nuland u përqendrua tek Reforma në Drejtësi. Më tej në deklaratë thuhet se shumica qeverisëse do të mbetet deri ditën e fundit e hapur për çdo kompromis që nuk cënon thelbin e reformës dhe njëkohësisht, vlerësohet nga partnerët tanë strategjike, si në përputhje të plotë me objektivin e përbashkët për një drejtësi të denjë për një vend anëtar të Bashkimit Europian.

Kryeministri sipas deklaratës për shtyp ka marrë falenderimet e ndihmës sekretares amerikane për përpjekjen e madhe në rrugën e realizimit të Reformës në Drejtësi. Për kreun e qeverisë, vizita e zonjës Nuland vjen në një moment kyç për të ardhmen e Shqipërisë. Në takimin me kryeministrin ajo nënvizoi se Shtetet e Bashkuara presin që të gjitha palët ta mbyllin këtë proces me suksesin e merituar për Shqipërinë e për popullin shqiptar.  Falenderimet për ndihmës sekretaren amerikane kryeministri i shprehu edhe me një postim në rrjetet sociale, ku theksoi se në takim pati dakordësi të plotë qëndrimesh.

ALBEST.AL

Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga Albest.al. Të gjitha materialet , përfshirë fotografitë, janë e drejta autoriale e Albest.al. Materialet nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Portalit Albest.