Përkeqësohet gjendja, Arqipeshkëvi katolik Frendo dërgohet në spital në Itali
Arqipeshkëvi i Tiranë-Durrësit dhe njëkohësisht Presidenti i Konferences Ipeshkvore të Shqipërisë, George Frendo, mbrëmë ka udhëtuar drejt Barit, për t’u shtruar në Spitalin Miuli të “Acquaviva delle Fonti” pas infektimit të tij me COVID-10.
Dje Arqipeshkëvia Metropolitane Tiranë - Durrës njoftoi se SH.T. Imzot George Frendo O.P., Arqipeshkëvi i Tiranë-Durrësit e njekohësisht Presidenti i Konferences Ipeshkvore të Shqipërisë, kishte qenë për disa ditë në monitorim mjekësor për shkak se kishte rezultuar pozitiv me Covid 19.
Me rekomandimin e mjekëve, në mbrëmjen e ditës së enjte është vendosur që Imzot Frendo të shtrohet në spital, për shkak të disa komplikacioneve respiratore gjatë ditës.
Ju kërkojmë lutjet tuaja për Imzot Frendon dhe i urojmë atij shërim sa më të shpejtë."
Arqipeshkëvi është kleriku i dytë i lartë i Shqipërisë që shtrohet në spital prej komplikacioneve të COVID. Po dje, u shtrua në spitalin Evangelismos të Athinës, edhe Kryepeshkopi i Kishës Ortodokse Shqiptare, Anastas Janullatos.
LEXO TE NGJASHME