Kanabisi zgjedhor/ Meta: Traditë e njohur, bosët e vërtetë nuk preken

0.7ilir meta 11598263020

Presidenti i Republikës Ilir Meta ka postuar në faqen e tij në Facebook një shënim të shkurtër mbi historinë e shpërthimit të kultivimit të kanabisit në vitet zgjedhore.

“Eshtë traditë e njohur tashmë, shkruan Presidenti, për t'u përdorur si mjet përfitimi për grupet kriminale që marrin përsipër kontrollin elektoral të qarqeve të caktuara por edhe si mjet shantazhi ndaj shumë hallexhinjve që në mungesë të mbështetjes shtetërore për aktivitetet bujqësore, blegtorale, të agrobiznesit dhe agroturizmit janë të detyruar të bëhen punëtorë të këtyre grupeve kriminale”.

Meta ka shpërndarë edhe artikullin e një ish-drejtuesi të policisë për këtë çështje.

Ja postimi i plotë:

Shpërthimi i kanabisit në vit zgjedhor është traditë e njohur tashmë për t'u përdorur si mjet përfitimi për grupet kriminale që marrin përsipër kontrollin elektoral të qarqeve të caktuara por edhe si mjet shantazhi ndaj shumë hallexhinjve që në mungesë të mbështetjes shtetërore për aktivitetet bujqësore, blegtorale, të agrobiznesit dhe agroturizmit janë të detyruar të bëhen punëtorë të këtyre grupeve kriminale.

Bosët e vërtetë kurrë nuk preken, por shpesh për të prodhuar statistika fiktive, arrestohen gra dhe burra të moshuar si grup i strukturuar kriminal.

Ndaj ky artikull meriton vëmendje të posaçme.

Image

LEXO TE NGJASHME

BLI ONLINE

BIZNESE TE ZONES

ALBEST.AL

Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga Albest.al. Të gjitha materialet , përfshirë fotografitë, janë e drejta autoriale e Albest.al. Materialet nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Portalit Albest.