“Deri kur del gjethi dhe dielli”, Rama përcakton kohën: Maska të paktën deri në shkurt
Kryeministri Edi Rama tha sot se hyrja e sezonit të ftohtë të vitit dhe gripi sezonal mund të rrisë rrezikun nga COVID-19, shto këtu dhe ajrin e kondicionuar në ambiente të brendshme.
Ndaj ai bëri thirrje që duke nisur nga e enjtja të gjithë me maska duke përfshirë dhe veten deri të paktën në shkurt, kur del gjethi dhe dielli.
“Jemi në hyrjen e një sezoni të ndryshimit të klimës dhe të ardhjes së gripit sezonal. Kjo do të bëjë natyrshëm që të gjithë të spostohen më shumë brenda se jashtë. Brenda ku ajri i kondicionuarpërbën një nga elementët më të rrezikshëm për infektim në rast se nuk merr masat, me futjen e gripit në mes mund të ketë pasoja të forta që mund të na detyrojnë të mbyllemi përsëri, gjë që jam i fundit në këtë vend që e dëshiroj. Të mbledhim mirë mendjen të gjithë, përfshirë dhe mua dhe maskën kudo, përveç se në shtëpi. Kryeministri italian iu tha italianëve që edhe kur ju vijnë miq në shtëpi mbani maskë. Unë nuk po ju them këtë por po ju them maskën kudo përveç se në shtëpi, përveçse në kohën kur në restorant apo në klub je ulur për të konsumuar diçka dhe nuk mund ta konsumosh me maskë. Kjo është ajo që dua t’ju them të gjithëve duke ju lutur aman mos na çoni në tunelin e karantinës së përgjithshme sepse kostoja është e pamerituar për shumicën që respekton rregullat.
Me daljen e aktit përkatës, tanimë që është marrë opinioni dhe direktiva nga ekspertët, ditën e mërkurë do ketë dhe përjashtime shumë specifike për të cilat do informoheni në momentin që do të dalin por edhe në televizione ku jeni shumë njerëz që punoni, ju lutem shumë duhet vënë maska pa diskutim, natyrisht për studiot masat specifike do të na thonë si do veprohet. Sigurisht nuk mund të kemi intervista në studio me maska por e rëndësishme që masat të jenë rigoroze dhe maska të kthehet në normalitetin e këtyre muajve të paktën deri në shkurt. Deri në shkurt kur fillon del gjethi dhe dielli dhe në varësi nga numrat dhe nga situata nuk na kushton asgjë që ta përballojmë këtë bezdi për të parandaluar një kosto të tepërt për ekonominë dhe shëndetin e atyre që mund të goditen”, deklaroi Rama.
LEXO TE NGJASHME