Sot në Tiranë, mbledhja e përbashkët e Qeverisë së Shqipërisë dhe të Kosovës

0.9politike.mbledhje

Sot në Tiranë mbahet mbledhja e përbashkët e Qeverisë së Kosovës dhe asaj të Shqipërisë. Pjesë e diskutimit pritet të jetë edhe projekti hekurudhor Prishtinë-Durrës. Mbledhja e përbashkët e qeverive pritet të fillojë në ora 11:30.

Axhenda e mbledhjes:

11.00 – Mbërritja e delegacionit të Republikës së Kosovës përpara Pallatit të Kongreseve (Vendi: Pallati i Kongreseve)

11.15 – Mbërritja e Sh.T. Avdullah Hoti, Kryeministër i Republikës së Kosovës në Bulevardin Dëshmorët e Kombit

11.30 – Çelja e sesionit plenar të mbledhjes së dy Qeverive Shqipëri-Kosovë (Vendi: Holli kryesor, Pallati i Kongreseve)

Fjalë e Z. Edi Rama, Kryeministër i Shqipërisë

Fjalë e Sh.T. Avdullah Hoti, Kryeministër i Republikës së Kosovës

Fjalë të shkurtra nga anëtarë të dy kabineteve për të parashtruar çështjet kryesore dhe marrëveshjet për nënshkrim

Z.Edi Rama, Kryeministër i Shqipërisë përmbyll sesionin plenar

12.45 – Ceremonia e nënshkrimit të marrëveshjeve ndërqeveritare

(Vendi:Holli kryesor, Pallati i Kongreseve)

13.00 – Konferencë e përbashkët për shtyp e dy Kryeministrave

(Vendi:Holli kryesor, Pallati i Kongreseve)

13.30 – Foto e përbashkët (Vendi :Holli kryesor, Pallati i Kongreseve)

LEXO TE NGJASHME

BLI ONLINE

BIZNESE TE ZONES

ALBEST.AL

Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga Albest.al. Të gjitha materialet , përfshirë fotografitë, janë e drejta autoriale e Albest.al. Materialet nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Portalit Albest.