Presidenti Meta hap garën për vendin e lirë në Gjykatën Kushtetuese

0.5Ilir Meta 58414851

Presidenti Ilir Meta ka vendosur të hapë garën për një vend të lirë në Gjykatën Kushtetuese.

Një ditë më parë ishte Kuvendi që hapi garën e paracaktuar për Arta Vorpsin si anëtare të Gjykatës Kushtetuese, ndërsa sot është radha e presidentit.

Dekreti i Presidentit Ilir Meta:

REPUBLIKA E SHQIPËRISË

RESIDENTI I REPUBLIKËS

D E K R E T

‘PËR RISHPALLJEN E THIRRJES PËR PARAQITJEN E KANDIDATURAVE PËR PLOTËSIMIN E VENDIT VAKANT GJYQTAR NË GJYKATËN KUSHTETUESE

‘VAKANCË E PARAKOHSHME’’

Në mbështetje të neneve 93, 125, 127 pikat 1/c, 2, 3, dhe nenit 179 pika 2 të Kushtetutës, neneve 7 pika 2, 7/a, 7/b, 7/dh pika 2, 86 pika 4 shkronja ‘d’, të ligjit nr. 8577, datë 10.02.2000 ‘Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë’, i ndryshuar, pasi vlerësova njoftimin nr. 268 prot., datë 18.09.2020 dhe Vendimin nr. 29, datë 16.09.2020, të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, administruar me nr. 3188 prot., datë 21.09.2020, nëpërmjet të cilit KED-ja ka vendosur njoftimin e Presidentit të Republikës për të vlerësuar rishpalljen e thirrjes për paraqitjen e kandidaturave për plotësimin e vendit vakant në Gjykatën Kushtetuese, vakancë e parakohshme e shpallur fillimisht nga Presidenti i Republikës me Dekretin nr. 10723, datë 07.02.2018, rishpallur me Dekretin nr. 11291, datë 27.09.2019, për shkak se në përfundim të procedurave të verifikimit të ndjekura nga KED-ja, rezulton se në garë për plotësimin e këtij vendi vakant aktualisht nuk ka kandidatë të kualifikuar me vendim të formës së prerë,

D e k r e t o j:

Neni 1

Rishpalljen e procedurës së aplikimit për plotësimin e vendit vakant gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë me qëllim plotësimin e ‘Vakancës së parakohshme’ të krijuar për shkak të përfundimit përpara kohe të mandatit të ish-gjyqtarit Besnik Imeraj.

Neni 2

Rishpallja e kësaj procedure aplikimi dhe publikimi i saj sipas tekstit bashkëlidhur të bëhet menjëherë në mjetet e informimit publik dhe në faqen zyrtare të Institucionit të Presidentit të Republikës.

Neni 3

Ky dekret hyn në fuqi menjëherë.

Nr. Dekretit 11742

Tiranë, më 24.09.2020

PRESIDENTI I REPUBLIKËS

ILIR META

LEXO TE NGJASHME

BLI ONLINE

BIZNESE TE ZONES

ALBEST.AL

Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga Albest.al. Të gjitha materialet , përfshirë fotografitë, janë e drejta autoriale e Albest.al. Materialet nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Portalit Albest.