Reforma ne drejtesi, Nuland vjen neser. Shmanget serish takimi me Meten

EmbasyUS

Victoria Nuland, ndihmës sekretarja amerikane e Shtetit nesër viziton Shqipërinë ku do të zhvillojë takime me liderët politikë dhe krerët e shtetit. Në foksu të takimit të saj është pikërisht reforma në drejtësi. Fillimisht ajo do të takohet me ministrin e Jashtëm Ditmir Bushati rreth orës 14:30.

Më pas zyrtarja amerikane do të takojë kreun e Partisë Demokratike Lulzim Basha rreth orës 15:30 të ditës së nesërme.

Takimi do të mbahet në hotel Rogner, ndërsa Basha do të jetë i shoqëruar nga deputetët Oerd Bylykbashi si dhe Aldo Bumçi.

Gjithashtu Nuland do të takohet edhe me kryeministrin Edi Rama por ora e takimit nuk dihet ende.

Në orën 18:00 Nuland përfundon vizitën në vendin tonë.

Njësoj si në vizitat e saj të mëparshme edhe kësaj here zyrtarja amerikane shmang një takim me kreun e Kuvendit, Ilir  Meta.

BLI ONLINE

BIZNESE TE ZONES

ALBEST.AL

Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga Albest.al. Të gjitha materialet , përfshirë fotografitë, janë e drejta autoriale e Albest.al. Materialet nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Portalit Albest.