PD: Vetingu pa te huaj
Demokratet kane zbardhur propozimin e tyre per procesin e Vetingut dhe mënyrën se si do te zgjidhen 12 komisioneret qe do te bejne rivlerësimin e gjyqtareve dhe prokuroreve. Kjo formule le jashtë procesit te vendimmarrjes faktorin ndërkombëtar, duke ia lëne seleksionimin e kandidaturave Gjykatës Kushtetuese. Bylykbashi ka theksuar se ky është nje propozim kompromisi, pasi garanton barazi ne përzgjedhjen e anëtareve te Komisionit te Posaçëm te Kualifikimit qe do te realizoje Vetingun; duke hedhur poshtë propozimin e shumicës per te aplikuar voten e vetme te transferueshme, e cila i jep maxhorances mundësi te zgjedhe 8 komisionere e opozitës vetëm 4. Bylykbashi ka reaguar edhe ndaj deklaratave te socialistit Xhafaj duke saktësuar se ai nuk është pjese e negociatave, prandaj nuk e ka marre propozimin e PD. Por kur flitet per mendimin e faktorit ndërkombëtar ne lidhje me formulën e PD; duket se opozita ka vetëm nje përgjigje. Propozimi i opozitës parashikon qe kandidaturat per institucionet e Vetingut te depozitohen pranë Presidentit ose Avokatit te Popullit, Gjykata Kushtetuese te beje seleksionimin e kandidaturave me monitorim ndërkombëtar, nje komision me përbërje te barabarte 6 opozite e 6 maxhorance te zgjedhe 12 komisioneret; secili deputet te votoje vetem per nje kandidat e ne fund parlamenti te votoje listën me 12 kandidatet me 2/3 e votave.