SHBA: Gjykata Kushtetuese duhet të funksionojë deri në fund të vitit
“Ne jemi dakord Gjykata Kushtetuese duhet të funksionojë deri në fund të vitit” ky është qëndrimi i shteteve të Bashkuara të Amerikës, për sa i përket ngritjes së Gjykatës Kushtetuese në Shqipëri.
Kjo deklaratë ka ardhur nga ambasadorja e SHBA-së në Tiranë, Yuri Kim me anë të një postimi në Twitter.
Yuri Kim ka shpërndarë edhe fjalën e kryetarit të Kuvendit Gramoz Ruçi në Kuvend, ku theksoi se në 1 janar 2021 duhet të nisë nga puna Gjykata Kushtetuese.
“Po derdhet kupa për vonesat e KED. Nuk duhen toleruar më. Nuk duhet të falim asnjë vonesë. Në 1 janar 2021, Gjykata Kushtetuese duhet të fillojë nga puna”, tha Ruçi.
LEXO TE NGJASHME