PD reagon ndaj Manastirliut: Pas 8 vitesh qeverisje socialiste e ka fajin PD-ja që ikin mjekët!

0.4spahia manastirliu

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Bardh Spahia ka reaguar ndaj përgjigjes së ministres së Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu lidhur me postimin e saj, ku kundërshtonte deklaratën e Presidentit Meta që citonte raportin e OBSH-së, mbi numrin e ulët të mjekëve në raport me popullsinë.

Spahia thotë se ikja e mjekëve për shkak të politikave të ndjekura nga qeveria socialiste është arsyeja kryesore e numrit të ulët të mjekëve.

Postimi i plotë:

Në vitin e tetë në pushtet, Ministrja e shëndetësisë paska thënë se fajin e ka qeverisja e demokratëve, për numrin në ulje të mjekëve për banorë në Shqipëri, sipas të dhënave, jo nga PD por nga vetë Organizata Botërore e Shëndetësisë!

Po ju cfarë keni bërë në 8 vite moj zonjë? Kujt i tregoni suksese virtuale? Mendon se shqiptarët, që kanë punë në dyert e spitaleve e qendrave shëndetësore, nuk e shikojnë vetë sesi është situata?

Besoni vërtetë, se ka mjekë që do braktisnin vendin e familjet e tyre në Shqipëri, për të nisur gjithcka nga e para në një vend të huaj, nëse do e kishin atë mrekullinë që propagandoni? Cfarë strategjie konkrete keni ju, për frenimin e hemoragjisë së mjekëve, përvec retorikës politike që fajëson opozitën edhe pse jeni në vitin e 8 në pushtet? Me propagandë po e zgjidhni këtë situatë, apo thjesht po rrini duarkryq për turp?

Kaq budallenj i dini mjekët, sa të mos kuptojnë si funksionon sistemi i meritës nën pushtetin tuaj? E panë me zgjedhjet pa alternativa dhe me emra të paracaktuar, edhe në Universitetin e Mjekësisë, njëlloj si në Universitetet e tjera, me ngut e në kohë pandemie!

Zonja ministre, mendon se mjekët kanë kapacitet të ulët për të kuptuar “meritën” që ju propagandoni? Nuk i kuptojnë ata, kërcënimet që u bëhen edhe në këtë kohë pandemie, për të mos treguar realitetin skandaloz në sistemin shëndetësor, me mungesa personeli, barnash e aparaturash, që rrëzon fasadën e turpshme të propagandës, që ndërtoni për ditë me taksat e shqiptarëve?

Besoni vërtetë se personeli mjekësor e vetë shqiptarët nuk e kuptojnë se çfarë u kanë sjellë koncesionet tuaja korruptive e PPP-të sistemit shëndetësor? Nuk e shohin, se si në kohë pandemie ulen shpenzimet për shëndetësinë, duke u cënuar shërbimin që shpëton jetë, por nuk preken koncesionet, të cilat vec mbushjes se xhepave të hajdutëve me pushtet, nuk i kanë sjellë përfitim qytetarëve, e as vetë personelit shëndetësor?

Prandaj Partia Demokratike ka premtuar zhbërjen e koncesioneve korruptive me taksat e shqiptarëve dhe rroga dinjitoze të mjekëve e infermierëve, jo vetëm në kohë pandemie, por në mënyrë të qëndrueshme, që do nisin nga 1200 euro për mjekët e nga 700 euro për infermierët!

Ndryshe nga ju, ne nuk lejojmë që të vazhdoni të mashtroni shqiptarët, por do vazhdojmë të denoncojmë abuzimet e gënjeshtrat tuaja që kushtojnë jetë, edhe pse juve qartazi nuk ju bëhet vonë më për shqiptarët!

LEXO TE NGJASHME

BLI ONLINE

BIZNESE TE ZONES

ALBEST.AL

Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga Albest.al. Të gjitha materialet , përfshirë fotografitë, janë e drejta autoriale e Albest.al. Materialet nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Portalit Albest.