Shperthen zedhenesja e aeroportit te Rinasit: A jemi shqiptare apo armiq?
Tejet kritike me gazetaret qe po kritikojne gjendjen ne aeroportin e Rinasit. Zedhenesja Arlinda Causholli me ane te nje statusi ne Facebook, ka reaguar ashper ndaj komenteve qe gazetaret po bejne ne lidhje me grabitjen e 1 milione eurove ne aeroportin e vetem nderkombetar ne vend.
Ja reagimi i plote i Caushollit:
Unë nuk e di çfarë ka prapa këtij sulmi absurd ndaj Aeroportit Ndërkombëtar të Tiranës. As nuk e di nga buron histeria mediatike që kompromenton sigurinë reale të Aeroportit. Nuk e di pse mungon filtri etik i integritetit i gazetarëve me pretendimin se e tillë është media në Shqipëri dhe e tillë është linja editoriale.
Ku ka editor më të mirë se të qenit zot i vetes dhe jo shërbëtor? Ku ka editor më të mirë se integriteti dhe
shansi që i jepet të drejtës për të dalë në pah, koha që respektohet për hetimet dhe për çdo njeri të përfolur.
A jemi shqiptarë? Apo jemi armiq?
Në cilin vend të botës është parë të sulmohet një koncension i mbështetur me ligj – i mirë apo i keq – që rregulloi imazhin e Shqipërisë, i dha zemër një zone që ishte në pikë të hallit, punësoi 1000 veta, ndërsa tani familjet e tyre nuk arrijnë të mbyllin sy për shqetësimin që shqiptari i bën shqiptarit me kryqëzatë pa vendim.
40 persona humbën jetën në aeroportin e Stambollit, dhe asnjë turravrap fajësimi për mungesë sensorësh apo masash në hyrje të tij pas gjëmës së Brukselit. U bënë bashkë të gjitha palët, dhe diskutimet e sigurisë – që duhet të jenë dhe të mbeten konfidenciale – u mbyllën e u vulosën në respekt të dinjitetit të një kombi.
Kush nuk do vendin e vet, nuk do veten e vet.
Bëni durim. Ose kolegët që marrin përsipër të flasin për aeroportin, të paktën të kenë hyrë një herë brenda me fletëkalimet e firmosura nga unë…..Apo keni hyrë me lejen e policisë. Mbase kjo mund të qëndrojë.