Parlamenti nis javën maratonë, nga mbyllja e `historisë` së presidentit te `Listat e hapura`

0.6parlamenti

Duket se pushimet nuk negociohen edhe pse Kuvendi ka humbur shumë kohë me rastin e pandemisë nga COVID-19. Data 1 gusht deputetët do ti zërë në breg të detit ndaj këtë javë parlamenti do të mblidhet si kurrë më parë 3 ditë.

Seanca e sotme do të nisë në orën 10:00, ku në rend dite është vetëm një pikë “e nxehtë”. Bëhet fjalë për raportin përfundimtar të Komisionit Hetimor për shkarkimin e Presidentit Ilir Meta I cili faktikisht është paracaktuar që në komisionin hetimor: Presidenti nuk mund të shkarkohet.

“Raporti përfundimtar i komisionit hetimor “Për kontrollin e ligjshmërisë së veprimeve të kryera nga ana e Presidentit të Republikës së Shqipërisë, në kuadër të ushtrimit të kompetencave të tij lidhur me zhvillimin e zgjedhjeve për organet e qeverisjes vendore si dhe për të kontrolluar e ligjshmërinë e veprimeve dhe procedurës të ndjekur nga Presidenti i Republikës në kuadër të emërimit të gjyqtarëve kushtetues”. (Ligji nr. 8891, datë 2.5.2002 “Për organizimin dhe funksionimin e komisioneve hetimore të Kuvendit”, neni 25 Rregullore Kuvendi, votim i hapur, shumicë e thjeshtë votash për miratim”, thuhet në njoftimin e Kuvendit.

Ndërkohë, Kuvendi do të mblidhet edhe ditën e nesërme, si dhe të enjten, në dy seanca maratonë, ku pritet të përmbyllet Reforma Zgjedhore me dakordësinë mes palëve, si dhe të votohen ndryshimet kushtetuese dhe listat e hapura, propozime këto të opozitës parlamentare dhe të mbështetura nga kryeministri Edi Rama.

LEXO TE NGJASHME

BLI ONLINE

BIZNESE TE ZONES

ALBEST.AL

Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga Albest.al. Të gjitha materialet , përfshirë fotografitë, janë e drejta autoriale e Albest.al. Materialet nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Portalit Albest.