Nishani mesazh Obames per 240-vjetorin e pavaresise se SHBA

Bujar Nishani 1

Presidenti i Republikës, Bujar Nishani uroi me anë të një mesazhi Presidentin amerikan, Barack Obama me rastin e Ditës së Pavarësisë të Shteteve të Bashkuara.

“Me rastin e 240-vjetorit të Ditës së Pavarësisë së SHBA-së, kam kënaqësinë e veçantë që në emrin tim dhe të popullit shqiptar, të përcjell urimet më të ngrohta e të përzemërta për Ju dhe popullin mik amerikan”, thuhet në mesazhin e Kreut të Shtetit.

Në këtë 4 Korrik, shpreh mirënjohjen e thellë për mbështetjen e gjithanshme e shumë domethënëse që Shtetet e Bashkuara i kanë dhënë Shqipërisë dhe shqiptarëve që nga hedhja e hapave të para në krijimin e shtetit modern e deri në ditët e sotme, për konsolidimin e demokracisë dhe të institucioneve demokratike, citohet mesazhi i Presidentit.

“SHBA-ja mbetet për Shqipërinë dhe shqiptarët mbështetësi dhe partneri kryesor strategjik për kryerjen e reformave të thella në kuadër të axhendës euroatlantike. Të ndërgjegjshëm për vlerat e lirisë, shqiptarët ndjehen sot krenarë që janë rreshtuar krah Shteteve të Bashkuara dhe koalicionit global në luftën kundër ISIS, terrorizmit ndërkombëtar dhe ekstremizmit të dhunshëm”, përfundon mesazhi i urimit.

BLI ONLINE

BIZNESE TE ZONES

ALBEST.AL

Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga Albest.al. Të gjitha materialet , përfshirë fotografitë, janë e drejta autoriale e Albest.al. Materialet nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Portalit Albest.