FMN rrëzon fushatën elektorale të Ramës
Ashtu siç pritej dhe kishin paralajmëruar ekspertët e fushës, Fondi Monetar Ndërkombëtarë, ka reaguar për herë të pare zyrtarisht për heqjen e TVSH-së së tatim-fitimit për biznesin e vogël si dhe për amnistinë fiskale të cilat i ka premtuar kryeministri Rama në këtë fushatë elektorale ende të pa nisur zyrtarisht.
Për të gjitha këto nisma FMN është deklaruar në mënyrë të prerë, kundër.
FMN ka shpërndarë në një deklaratë zyrtare ku pohon se krijimi i fashave apo i pragjeve të TVSH-së në një nivel të partë do të gërryente bazën tatimore si dhe do të reduktonte të ardhurat. Gjithashtu është edhe për heqjen e tatim-fitimit pasi sipas FMN bizneset e dëmtuara, duhet të mbështeten nga qeveria me masa të përkohshme.
“Kemi ndjekur me shqetësim një propozim të kohëve të fundit për të hequr deri në vitin 2029 tatimin mbi fitimin për të gjitha bizneset me qarkullim vjetor deri në 14 milionë lekë dhe TVSH-në për të gjitha bizneset me qarkullim vjetor deri në 10 milionë lekë. Mbështetja për njerëzit dhe për bizneset e cenuara nga këto kriza është e përligjur, por ajo duhet të jetë e përkohshme, e mirë-orientuar, transparente, si edhe e integruar në një program të besueshëm dhe të kujdesshëm buxhetor afatmesëm. Pragjet për regjistrimin në përgjegjësinë tatimore për tatimin mbi fitimin dhe për TVSH-në duhet të unifikohen në një nivel i cili do të duhej të përcaktohej me kujdes, në përputhje me objektivat e strategjisë afatmesme për të ardhurat. Vendosja e pragut në një nivel shumë të lartë për një periudhë tepër të gjatë, do të gërryente bazën tatimore dhe do të cenonte përmbushjen e detyrimeve nga subjektet tatimore", thuhet në reagimin e fortë.
Gjithashtu institucioni ndërkombëtarë financiar ka hedhur poshtë edhe amnistinë fiskale të proklamuar kaq shumë nga kryeministri, pasi sipas saj, nuk janë krijuar bazat, për shmangien e pastrimit të parave.
"Gjithashtu, ritheksojmë këshillën tonë kundër një amnistie të mundshme fiskale, pasi do të cenonte përmbushjen e detyrimeve tatimore. Duhen krijuar së pari sisteme efektive për të zbuluar evazionin fiskal dhe për të parandaluar mundësitë për pastrim parash dhe për korrupsion", deklaron FMN.
I zymtë është edhe parashikimi i të ardhmes ekonomike të vendit pas pandemisë. Në prognozën e saj FMN deklarohet pesimiste dhe ripërsërit edhe një herë faktin që humbjet në Shqipëri do të jenë të mëdha për shkak të varësisë së ekonomisë sonë nga turizmi dhe tregtia me vendet e prekura, si dhe nga remitancat e emigrantëve.
“Pritshmëria afatshkurtër për ekonominë shqiptare mbetet e vështirë, çka pasqyron efektet e ndjeshme të tërmetit të muajit nëntor 2019 dhe të pandemisë së COVID-19. Si në të gjithë botën, por edhe si rrjedhojë e varësisë së Shqipërisë nga turizmi dhe nga dërgesat e emigrantëve, ekonomia pritet të tkurret ndjeshëm në vitin 2020 dhe të rifillojë rimëkëmbjen në vitin 2021. Kjo pritshmëri është objekt i pasigurive të mëdha të pazakonta, duke pasur parasysh natyrën e goditjes nga pandemia. Stabiliteti makroekonomik i Shqipërisë është ruajtur deri tani, falë menaxhimit të mirë të politikave dhe falë kushteve financiare lehtësuese në botë. Për të përballuar pasojat e pandemisë dhe të tërmetit është e nevojshme një rritje e konsiderueshme e defi?itit fiskal në vitin 2020, për të mbështetur ekonominë dhe për të siguruar fonde për shpenzime në shëndetësi dhe për rindërtimin", thuhet në deklaratën e FMN.
LEXO TE NGJASHME