Mesila Doda: Paskam gabuar, Berisha kishte te drejte kur akuzoi Ben Blushin

AAMesiDODA

Deputetja e PDIU, Mesila Doda ka reaguar ndaj deputetit socialist Ben Blushi, i cili sëbashku me disa deputetë të tjerë propozuan ndryshimin e kushtetutës për zgjedhjen e presidentit nga populli. Sipas deputetës, Blushi e ka vjedhur këtë ide.

Duke e quajtur Blushin Bolshevik në tëntativë, Doda thotë se Berisha ka pasur të drejtë kur thoshte që Ben Blushi kishte vjedhur dorëshkrimet e gjyshit.

Reagimi i Mesila Dodës:

Ndodhem e ftuar në Forumin e Crans Montana, ku duhet të referoj mbi temën “Diplomacia parlamentare dhe ndëreligjioze” dhe për fat të keq nuk jam e pranishme në seancën plenare ku po mësoj se bolsheviku në tentativë, Ben Blushi ka ironizuar mbi autorësinë e amendamenteve të paraqitura nga PDIU.

Në fakt, derisa thonin për zgjedhjen e Presidentit edhe mund të mbroheshin se tek e fundit flasim për zgjedhjen e një institucioni dhe thonin ide që e kemi përmendur është, ju e keni çuar propozim tek Komisioni Reformës Kushtetuese ne e çojmë amendament në Kuvend. Plagjatura doli zbuluar, kur mori propozimin për Presidentin dhe i shtoi edhe amendamentin tjetër të PDIU, atë të Referendumit për Kushtetutën, pasi kalon në Parlament. I ndryshuan vetëm numrin jo 2/3, por 2/5…

Çfarë të them? Kur doktori thoshte që vidhte dorëshkrimin e gjyshit nuk e besoja…

Paskam gabu doktor…!

BLI ONLINE

BIZNESE TE ZONES

ALBEST.AL

Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga Albest.al. Të gjitha materialet , përfshirë fotografitë, janë e drejta autoriale e Albest.al. Materialet nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Portalit Albest.