Reagon Jamarber Malltezi pas akuzave per rrahje nga Balla
Dhëndri i ish-kryeministrit Sali Berisha, Jamarbër Malltezi ka reaguar për here të parë pas akuzave të deputetit socialist Taulant Balla, i cili pretendon se është dhunuar prej tij në Aeroportin e Romës.
Malltezi, më shumë iu përgjigj akuzave të sotme të Alfred Pezës, i cili tha se dhuna ndaj Ballës është metodë për të penguar reformën në drejtësi.
“Me gojën e ushtarit të mirë Peza, Rama pranoi sot autorësinë e shpifjeve dhe gënjeshtrave që fakir-tellallët e tij shpërndajnë ne opinion”, shkruan Malltezi, duke akuzuar Ramën për këtë situatë.
“Mbrojtja politike ndaj një provokatori pa shtyllë kurrizore, tregon se Rama vetë ka qenë frymëzuesi dhe porositësi i provokimit të Romës dhe i shpifjeve të Tiranës. Ai është sponsorizuesi kryesor i krimit dhe dhunës, provokimit, gënjeshtrës dhe urrejtjes. Është i fundit që mund të akuzojë dhe i pari që duhet të përgjigjet”, përfundon Malltezi.