Shtyhet reforma ne drejtesi, javen tjeter futet ne kalendarin e punimeve

KONferenca

Konferenca e kryetarëve vendos që javën tjetër të fusë në kalendarin e punimeve draftin e Reformës në Drejtësi. Mbledhja është shoqëruar me debate.

Mazhoranca është dakortësuar që të bëhet njoftimi në seance sot i iniciativave të propozuara dhe javën që vjen të mblidhet konferenca e kryetarëve për ta futur në programin 3 javor.

Dje procedura parlamentare që do të ndjekë drafti i ndryshimeve kushtetuese drejt seancës plenare ndau socialistët dhe demokratët në Këshillin për Rregulloren të thirrur nga kryetari i Kuvendit Ilir Meta.

Demokratët kërkuan që nisma kushtetuese të ecë në procedurën e përcaktuar nga neni 77 i rregullores së Kuvendit, ndërsa socialistët kërkuan që drafti të kalojë menjëherë në seancë, duke iu referuar këtu precedentit për dekriminalizimin.

Kryetari i Kuvendit Ilir Meta nuk doli me qëndrim, por sipas Arben Ristanit qëndrimit I tij ishte neutral. Zyrtarisht, këshilli ka vendosur t’i paraqesë seancës plenare një raport me dy mendime në lidhje me këtë çështje, cka e spostoi diskutimin procedurial e ligjor fillimisht në Konferencën e Kryetarëve dhe më pas në seancën plenare.

BLI ONLINE

BIZNESE TE ZONES

ALBEST.AL

Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga Albest.al. Të gjitha materialet , përfshirë fotografitë, janë e drejta autoriale e Albest.al. Materialet nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Portalit Albest.