Kuvendi vendos sot per futjen ose jo te draftit kushtetues ne kalendar
Kuvendi do të vendosë sot të fusë ose jo në kalendarin e punimeve të Parlamentit draftin kushtetues të Reformës në Drejtësi.
Konferenca e kryetarëve është mbledhur në kryesinë e Kuvendit por deri tani ende nuk ka asnjë informacion nëse kjo çështje do të përfshihet në kalendar.
Gjatë pasdites së djeshme Këshilli i Rregullores dhe Mandateve nuk arriti të marrë një vendim gjatë interpretimit të kërkesës së maxhorancës që kërkonte futjen në kalendar të draftit të reformës në drejtësi dhe miratimin e saj brenda datës 15 korrik.
Një iniciativë e tillë u kundërshtua nga opozita, pasi sipas saj, paketa kushtetuese po përfshihet në proçedurat parlamentare në mënyrë të njëanshme dhe pa konsensus.
Rendi i ditës i parlamentit parashikon gjithashtu diskutimin edhe të disa cështjeve të tjera, si ratifikimin e protokollit të Traktatit të Atlantikut Verior për aderimin e Malit të Zi; pr/ligji “Për zejtarinë”, si dhe dekreti i Presidentit që kthen për rishqyrtim në Kuvend ligjin “Për masat shtesë të sigurisë publike”