Berisha-Basha, takim i pazakonte ne seline e PD
Ish-Kryeministri Sali Berisha zhvillon një takim me kreun e demokratëve Lulzim Basha në selinë blu.
Burimet nga PD, thone se në fokus të këtij takimi mendohet të jetë reforma në drejtësi.
Takimi ndodh pas nismës së marrë nga 30 deputetët e mazhorancës të futur draftin e reformës në drejtësi për shqyrtim në Kuvend.
Basha ka kundërshtuar nismën, duke e quajtur të njëanshme dhe tantativë të Ramës për të trafikuar vota në radhët e opozitës. Ai ka paralajmëruar djegie të mandateve nga ana e PD në rast se ndodh diçka e tillë.
PD bojkotoi edhe mbledhjen e sotme të Komisionit të Posaçëm për reformën në drejtësi.