Nis gjyqi Nishani-Veliaj, Presidenti kerkon 100 leke demshperblim

Nishani Veliaj

Gjykata e Tiranës ka hapur procesin gjyqësor me palë paditëse Presidenti Republikës ndaj kryebashkiakut Erion Veliaj. Në seancën e kësaj të enjtje mbajtur në orën 11:00 në dhomën civile të pranishëm kanë qenë vetëm përfaqësuesit ligjor të Nishanit dhe Veliajt.

Gjyqtarja Arjana Lico ka vendosur shtyrjen e procesit për me datë 21 Korrik 2016 ora 10:30, për ti dhënë kohë palëve të njihen me pretendimet e tyre si dhe të merret si provë emisioni në të cilin presidenti pretendon se është fyer nga Kryebashkaiku Veliaj.

Në padinë e tij depozituar më 19 Maj presidenti Nishani kërkon dëmshpërblim 100 lekë dhe përgënjështrim të akuzave të bëra nga Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj.

BLI ONLINE

BIZNESE TE ZONES

ALBEST.AL

Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga Albest.al. Të gjitha materialet , përfshirë fotografitë, janë e drejta autoriale e Albest.al. Materialet nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Portalit Albest.