Kapja e Zogut/ Reagon PD: “Prezantuesja e perfshire ne pazar kriminal”
Partia Demokratike ka reaguar pas përgjimeve që tregonin se moderatorja Dajana Shabani është e përfshirë në blerje votash bashkë me Hermes Nikajn.
Në një deklaratë publike PD shkruan se është akoma më e dënueshme, kur në këtë pazar kriminal përfshihet një prezantuese televizive.
PD nënvizon se përsa kohë Edi Rama të jetë në krye të qeverisë, blerja e votave do vazhdojë.
Nga përgjimet mësohej, se Hermes Nikaj telefonohet nga një numër, që sipas verifikimeve rezulton të jetë i Dajana Shabanit,e cila i kërkon Hermesit që në këmbim të 20 mijë lekëve të vjetra të shkojë në qendrën e votimit në shkollën “Qemal Stafa” në Tiranë.
Deklarata e plotë e PD-së
Në çdo përgjim të ligjshëm të prokurorisë, kur heton krimin e organizuar apo kur heton një rrjet prostitucioni, blerja e votës nga Edi Rama dhe Erion Veliaj është e kudogjendur. Edhe kur vetë kandidon, vetë voton, vetë numëron. Përgjimi i një grupi të akuzuar për rrjet prostitucioni në Tiranë zbulon se për të nxitur qytetarët të votojnë, veçanërisht në Tiranë, janë paguar 20 mijë lekë. Është akoma më e dënueshme, kur në këtë pazar kriminal përfshihet një prezantuese televizive.
LEXO TE NGJASHME