Perjashtimi i Rames nga Kuvendi, Byroja vendos per kerkesen e opozites

Ramakuvend1

Byroja e Kuvendit ka vendosur rrëzimin me 5 vota kundër dhe 2 pro kërkesën e opozitës për përjashtimin me 10 ditë të kryeministrit Rama nga Kuvendi.

Kërkesa e Partisë Demokratike u bë pas replikave që kreu i qeverisë zhvilloi me deputetë të opozitës gjatë seancës parlamentare të të enjtes së shkuar.

Në përfundim të mbledhjes, nënkryetari demokrat i Parlamentit, Edmond Spaho tha se ushtarët e bindur të Ramës nuk përjashtuan Ramën.

“Ushtarët e bindur dikur kanë dënuar deputetët e opozitës sot vendosën që mos ta dënojnë kryeministrin. Në këtë debat, Rama ofendoi me fjalor banal jo vetëm opozitën por edhe gjykatën dhe prokurorinë duke i cilësuar përfaqësuesit e saj, trafikantë, kriminelë, horra, derdimentë, vrasës dhe një mori epitetesh të denja për fjalorin e një kryeministri”, tha ai.

BLI ONLINE

BIZNESE TE ZONES

ALBEST.AL

Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga Albest.al. Të gjitha materialet , përfshirë fotografitë, janë e drejta autoriale e Albest.al. Materialet nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Portalit Albest.