Pritet vendimi per 'Drejtesine', PD mbledh grupin, LSI Kryesine!
Zhvillime në kampet politike para mbledhjes së Komisionit të Posaçëm për Reformën në Drejtësi.
Partia Demokratike ka thirrur në orën 09:30 mbledhjen e grupit për të diskutuar mbi draftin përfundimtar të mazhorancës të bërë publik një ditë më parë si dhe për të dalë në një qëndrim lidhur me të.
Sakaq, në orën 10:00 Lëvizja Socialiste për Integrim do të mbledhë Kryesinë. Fokusi kryesor i diskutimeve do të jetë reforma në drejtësi, pa lënë mënjanë dhe atë zgjedhore.