Dy nenkryetaret e LSI: Ilir Meta kryeminister ne 2017
Dy nënkryetarët e rinj të LSI, Kejdi Mehmetaj dhe Endrit Brahimllari, bëjnë publike ambiciet e Ilir Metës për zgjedhjet e vitit 2017. Në një kohë kur në korridoret e politikës flitet se Meta do të kërkojë të jetë president, sipas marrëveshjes së 1 prillit 2013, dy të rinjtë e LSI thonë se kryetari i tyre synon të jetë kryeministër. “Nuk është diçka sekrete, por ne të gjithë synojmë që Meta të jetë shefi i qeverisë pas zgjedhjeve”, tha Mehmetaj në emisionin “Debati” në Channel One. Kjo deklaratë e saj u mbështet edhe nga Brahimllari. Mehmetaj shigjetoi edhe kryeministrin Rama, për të cilin tha se pikën më të dobët ka arsimin.“Rama ka vite që është larguar nga mësimdhënia dhe duke u larguar nga arsimi nuk ka si të jesh koherent me të”, u shpreh ajo, duke nxjerrë kështu publikisht jo vetëm ambicien e Metës për ta nxjerrë LSI –në forcë të parë në 2017, por edhe një tjetër këndvështrim që ka LSI për qeverisjen e Ramës.