Reforma ne drejtesi - Pas Metes, Rama pret ne Kryeministri Donald Lu dhe Romana Vlahutin
Kanë vijuar vrullshëm negociatat për reformën në drejtësi edhe gjatë ditës së sotme. Në Kryeministri i pari u paraqit kreu i Kuvendit Meta dhe pas tij Ambasadori amerikan Donald Lu dhe ajo e BE Romana Vlahutin, të cilët u takuan me kryeministrin Rama në kërkim të gjetjes së konsensusit për miratimin e ndryshimeve kushtetuese në Kuvend. Zhvillimet e sotme vinë një ditë pas takimit që Meta pati me kryedemokratin Basha.
Ambasadori amerikan Donald Lu ka mbërritur në kryeministri dhe po zhvillon një takim me kryeministrin Rama, në fokus të së cilit është reforma në drejtësi.
Pas tij në Kryeministri ka mbërritur dhe Ambasadorja e BE-së, Romana Vlahutin.
Më herët Rama priti në takim kreun e Kuvendit, Ilir Meta.
Në takimin në Kryeministri, Meta shoqërohej nga kreu i grupit parlamentar Petrit Vasili, Ministri i Drejtësisë Ylli Manjani dhe shefi i kabinentit Sokol Dërvishaj.
Nga ana tjetër Kryeministri shoqërohej nga kryetari i Komisionit të Posaçëm për reformën në drejtësi dhe Ministrat Saimir Tahiri dhe Ditmir Bushati.
Në përfundim të takimit nuk pati prononcime për mediat nga asnjëra palë.
Basha dhe Meta zhilluan një takim përreth 120 minuta. Kryeparlamentari tha se kishte garantuar Bashën për miratimin e reformës në koherencë, me legjitimitet dhe integritet.
Ndërsa Basha e bëri të qartë se opozita nuk do tërhiqet nga kushti i saj për vendet e rezervuara, të pranuara nga i vetmi arbitër, Komisioni i Venecias.
Ilir Meta dhe Lulzim Basha u shprehën të gatshëm për tu takuar në çdo kohë për gjetjen e konsensusit për miraitmin në kohë të reformës.
Megjithatë, ky takim i së dielës mes të dyve prodhoi një dakordësi, atë të miratimit në Kuvend të ndryshimeve në Kodin Zgjedhor, që lejon votimin dhe numërimin elektronik.