PD kerkon perjashtimin per 10 dite te Rames nga Kuvendi
Partia Demokratike ka zyrtarizuar sot pasdite kërkesën për përjashtimin nga Kuvendi me 10 ditë të kryeministrit Rama.
Kërkesa është firmosur nga një grup deputetësh të PD-së dhe është depozituar në Byronë e Kuvendit.
Ky vendim i opozitës është ndërmarrë pas tensionit të krijuar sot në Kuvend, ku kryeministri etiketoi si “tufë” deputetët e PD-së.
“Thirrini mendjes dhe provoni që nuk jeni tufë lulesh por që jeni njerëz që keni barrën e madhe dhe peshën e jashtëzakonshme të reformës”,- tha Rama në një moment nga foltorja e Kuvendit. Fill pas kësaj deputetët e PD-së rrethuan foltoren dhe nuk lejonin kryeministrin të vazhdonte fjalën.