Tahiri mesazh prokurorise pas pezullimit: Une e kryeministri mbeshtesim Haki Cakon

TAHIRI

Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri i jep mbështetje publike drejtorit të përgjithshëm të policisë Haki Cako pak orë pas pezullimit të tij nga detyra me urdhër të prokurorisë e gjykatës.

Gjatë prezantimit të linjës së re telefonike të policisë, 112, Tahiri foli edhe për cështjen në fjalë.
“Nuk kam si i shangem cështjes së drejtorit dhe dy punonjësve që u pezulluan nga detyra.

Jam i vetëdijshëm se drejtori dhe dy punonjësit nuk kanë shkelur ligjin. Nuk kanë bërë asgjë që ka të bëjë me përgjimin.

Unë i jap mbështetjen time personale dhe te kryeministrit dhe qeverisë, drejtorit të policisë dhe dy punonjësve.

Kjo është mbështetje për cdo efektiv që kryen detyrën me përgjegjshmëri

Sot u pa kush nuk e do reformën në drejtësi. Ne jemi gati të përballemi me këdo që nuk e do reformën në drejtësi.

BLI ONLINE

BIZNESE TE ZONES

ALBEST.AL

Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga Albest.al. Të gjitha materialet , përfshirë fotografitë, janë e drejta autoriale e Albest.al. Materialet nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Portalit Albest.