Kavalieri Rama, ja si sillet me drejtoreshen e protokollit
Kryeministri Edi Rama ndryshe thotë e ndryshe sillet…, jo vetëm me burrat por edhe me gratë. Ndonëse nuk resht moment ta shfaqë veten e tij si “kalorësin mbrojtës” më të madh të grave, shpesh harron dhe shfaq arrogancë ndaj gjinisë së kundërt.
Një gjë e tillë u pa më së miri edhe gjatë Forumit të Gruas Socialiste.
Teksa hynte në sallë një Rama u mirëprit me duartrokitje nga gratë socialiste. Pasi u ul në rreshtin e parë, drejtoresha e protokollit e kryeministrisë iu afrua për t’i dhënë dosjen e kuqe. Por kryeministri u ndje i bezdisur, dhe me një shenjë arrogance i la të kuptohej që të “zhdukej” bashkë me dosjen.