'Kur Rames i dhemb barku, e ben kaps Petrit Vasili'
Pas takimit Rama – Basha, demokratët kanë nisur ironitë dhe talljet me kryeministrin Rama që iu desh të merrte në negociatat me PD-në për reformën në drejtësi, përfaqësuesin e LSI-së, Petrit Vasilin. Madje, ta sillte si “surprizë”!
Deputeti Luçiano Boçi e ka ironizuar këtë moment dhe ka ngritur me tallje, një pikëpyetje.
“Kur i dhemb koka, Rama tha se merret me të birin! – shkruan Boçi sot. – Këtu gjithçka është OK. Pothuajse të gjithë kështu bëjnë. Por çështja është: Kur ka dhimbje,(heqje) barku, kë merr Rama?!
Shumë e thjeshtë: Ndërron Bashkim Finon me Petrit Vasilin! “Ky” e bën tamam kaps!”