Paradë politikanësh

qq 1465108996 849721

Mbledhjet e përbashkëta të Qeverisë së Kosovës dhe Qeverisë së Shqipërisë nuk po japin rezultatin e pritur, lidhjen e fijeve të këputura të kombit. Opozita kosovare dhe analistët politikë këto mbledhje i vlerësojnë si ceremoni që shërbejnë për reklamim të vetë pushtetarëve.

Madje, subjektet opozitare thonë se mbledhjet e tilla janë paradë politikanësh për të shitur demagogji patriotike. Lugina e Preshevës, e mbetur nën Serbi, ka mbetur e harruar nga dy qeveritë

Krerët e Qeverisë së Kosovës dhe asaj të Shqipërisë janë krenuar me mbledhjen e tretë të përbashkët të këtyre dy qeverive, e cila u mbajt në Prishtinë, se ëndrra e shqiptarëve për bashkëpunim mbarëkombëtar po bëhet realitet. Po ashtu, me këto takime dhe marrëveshjet në letër, që po dalin si prokreacion i saj, kanë shtuar deklaratat e liderëve institucionalë se bashkimi kombëtar po ndodh për çdo ditë.

Megjithatë, përfaqësuesit e subjekteve opozitare dhe analistët politikë në Kosovë thonë se mbledhjet e tilla të dy qeverive në fakt kanë për qëllim kryesor promovimin e pushtetarëve. Ata, madje, thonë se përveç demagogjisë e retorikës nacionaliste nuk kanë asnjë rezultat në përmirësimin e jetës së qytetarëve në të dyja shtetet.

Për më tepër, analistët theksojnë mungesën e angazhimit të këtyre dy qeverive për të mbështetur shqiptarët që jetojnë jashtë kufijve të Kosovës e të Shqipërisë, veçanërisht atyre në Luginën e Preshevës. Ndërsa edhe vetë liderët në Luginë kërkojnë më shumë angazhim konkret e më pak frazeologji folklorike.

BLI ONLINE

BIZNESE TE ZONES

ALBEST.AL

Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga Albest.al. Të gjitha materialet , përfshirë fotografitë, janë e drejta autoriale e Albest.al. Materialet nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Portalit Albest.